Si asnjëherë më parë: Asnjë vjedhje nuk u shënuar gjatë këtij sezonit turistik në Sarandë!

Si asnjëherë më parë, gjatë këtij sezoni turistik në qytetin e Sarandës nuk është regjistruar asnjë vjedhje.

Qyteti bregdetar ka qene i populluar me turistë vendas dhe të huaj që prej ditëve të para të qershorit, ndërsa ka arritur pikun gjatë gushtit.

Në përgjithësi incidentet kanë qenë minimale, por ajo që bie në sy është se blutë e qytetit nuk kanë marrë asnjë denoncim për vjedhje.

Zonat bregdetare targetohen nga hajdutët për shkak të fluksit të lartë dhe shpërqëndrimit të pushuesve gjatë ditëve të nxehta të verës, megjithatë Saranda ka vendosur këtë verë një rekord, duke mos shënuar asnjë ngjarje të tillë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT