Situata e kriminalitetit, a mban përgjegjësi edhe Ministria e Brendshme? Përgjigjet ministri

Ministri Bledi Çuçi u shpreh se me shkarkimin e Gledis Nanos, edhe në nivel ministrie është mbajtur përgjegjësia për situatën kriminalistike në vend.
Sipas tij shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është përgjigjja ndaj ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur shpesh kohët e fundit.
Shkarkimi i Nanos, thotë Çuçi, është një masë efikase për një reagim të fortë të policisë.
“Pa diskutim, ka shkallë përgjegjësie, deri tani Këshilli i Ministriave, Qeveria ka menduar që ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të tij është masë efikase për të pasur një reagim më të fortë të policisë në luftën kundër krimit”, u shpreh ministri.
Këtë të mërkurë pas mbledhjes së qeverisë u shkarkua Gledis Nano dhe zv. ministrat Dallëndyshe Bici dhe Ardi Veliu. U emërua gjithashtu nëndrejtori i ri i SHISH, Olian Kanushi.