“Spiunët” e huaj në uzinat e armëve/ Ministrat Peleshi e Çuçi konferencë: Jetojmë në rajon delikat, çështja po trajtohet…

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ai i Brendshëm, Bledi Çuçi kanë dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, për të sqaruar incidentin e ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh.
Ministri Peleshi deklaroi se çëwshtja po trajtohet me seriozitet, ndërsa shtoi se kanë vepruar në kohë dhe siç duhet.
“Ngjarjet e fundit nuk janë të zakonshme. Të gjitha institucionet kanë vepruar në kohë dhe siç duhet. Dua t’ju konfirmoj se jemi të përgjegjshëm dhe seriozë në trajtimin e ngjarjes së Gramshit.
Ka disa nivele klasifikimi të pronave të ushtrisë, baza dhe ish uzinave. Ato që janë të klasifikuara nuk është e lehtë, madje e pamundur të aksesohen. Kemi edhe shumë sajte të tjera që i kanë përkitur dikur industrisë ushtarake që janë të vizitueshme, por për sa kohë janë në administrim të ushtrisë, vizita duhet të bëhet me leje. Ne nuk kemi sot industri ushtarake. Ato nuk janë aktive. Ka aktivitet sporadik të demontimit të armëve të ndryshme. Do të thotë thjeshtë shkatërrimi. Aktiviteti i tyre ishte vitin e kaluar. E njëjta gjë është edhe për Policanin. Aty nuk prodhohen më lëndë plasëse, por asgjëësohen lëndë plasëse të ndryshme.Vazhdojnë të ruhen nga personali ushtarak.
Kjo nuk e revalitizon më shumë ngjarjen në Gramsh. Kemi të bëjmë me një grup të huajsh. As nuk kanë tentuar ta vizitojnë atë pronë me leje, por kanë tentuar të hyjë në të, njëri ka kapërcyer rrethimin dhe ka reaguar dhunshëm. Sado që unë solla një pasqyrë të vërtetë larg ekzagjerimeve të politikë, nga ne po trajtohet me seriozitet.”- tha Peleshi.