“Sulmet në veri të Kosovës të organizuara nga…”/ Fatmir Mediu: Kërcënim për Ballkanin!

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu  dënon ashpër sulmet e organizuara nga Serbia dhe presidenti Vuçiç, në Veri të Kosovës kundër policisë kosovare.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Mediu shprehet se bashkërendimi i Serbisë dhe Rusisë për të krijuar vatra të reja tensioni në Ballkan është tashmë një fakt i provuar.

Ai thekson se takimi i Vuçiçit me Shtabin e ushtrisë Serbe nuk është një teatër por paralajmërim për një agresion të mundshëm ushtarak.

Mediu kërkon nga Shqipëria që ta trajtojë me seriozitet maksimal këtë çështje në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara dhe NATO, si një kërcënim për rajonin e Ballkanit dhe jo vetëm Kosovën.

Reagimi i Fatmir Mediut:

Partia Republikane dënon ashpër sulmet e organizuara nga Serbia dhe Vucic, në Veri të Kosovës kundër policisë kosovare.

Bashkërendimi i Serbisë dhe Rusisë për të krijuar vatra të reja tensioni në Ballkan është tashmë një fakt i provuar, cdo hap i Vucic është në kordinim me Putin.

Takimi i Vucic me Shtabin e ushtrisë Serbe nuk është një teatër por paralajmërim për një agresion të mundshëm ushtarak.

Vendosja e ligjshmërisë në gjithë territorin e Kosovës është detyrë e qeverisë Kurti. Zbatimi i reciprocitetit është po ashtu një detyrim për shtetin e Kosovës.

Shqipëria duhet ta trajtojë me seriozitet maksimal këtë cështje në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara dhe NATO, si një kërcënim për rajonin e ballkanit dhe jo vetëm Kosovën. Komunikimi me drejtues të vendeve të tjera të NSTOs në rajon që ndajnë të njëjtin shqetësim për sjelljen e Serhisë dhe Rusisë, vecanërisht me Malin e Zi dhe Kroacinë është mëse i nevojshëm për ta prezantuar këtë cështje me seriozitet në plan rajonal.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT