“Të gjithë në sheshin Skënderbej”/ Sot sytë nga qielli, kur do të fluturojnë mbi Tiranë dy “bishat” amerikane të ajrit

Dy avionë gjigantë “B52” të SHBA-ve do të fluturojnë ditën e sotme në qiellin shqiptar, duk dhuruar spektakël për publikun.

Eventi është organizuar nga ambasada amerikane në vendin tonë, për të festuar 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Në njoftimin e ambasadës ftohen të gjithë që të shijojnë spektaklin në sheshin Skënderbej, mes orës 14:45-15:00

Postimi i ambasadës amerikane:

Dy avionë amerikanë B-52 do të kryejnë fluturime në lartësi të ulëta mbi Tiranë sot dhe të gjithë jeni të mirëpritur t’i ndiqni! Bashkohuni me ne në Sheshin Skënderbej sot në orën 14:45-15:00, në këtë mundësi unike për të parë fluturimin në nder të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë edhe marrëdhëniet tona si aleate dhe partnere në NATO.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT