Tensionet në Kosovë, Xhaçka: Qeveria e Kosovës tregoi pjekuri, ka të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj në çdo cm të territorit

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar për situatën në Kosovë.

Përmes një postimi në “Twitter”, Xhaçka shkruan se Kosova ka të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj në cdo centimetër të territorit të saj dhe se me shtyrjen e vendimit për reciprocitet qeveria e Prishtinës tregoi pjekuri.

“Vendimi për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA& BE është një akt i mirëpritur durimi dhe pjekurie nga Qeveria e Kosovës. Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj.

Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale. Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës”, ka shkruar Xhaçka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT