Tjetër hetim për Metën në SPAK, prokurorët kërkojnë informacion te Ministria e Jashtme për pasaportat diplomatike

Një tjetër procedim është regjistruar në Prokurorinë Speciale për ish-presidentin Ilir Meta.
Sipas Top Channel, procedimi ka si indicie denoncimin e një gazetari shqiptar, ndërsa çështja është regjistruar për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Dy prokurorët e SPAK kanë kërkuar informacion nga Ministria e Jashtme mbi të gjitha pasaportat diplomatike ndër vite të marra nga ish presidenti gjatë karrierës së tij politike.
SPAK thotë jo zyrtarisht për “TCH” se do përsërisë veprime të tjera hetimore financiare për pasqyrat financiare të kësaj partie dhe kontratat e shitjeve por edhe duke marrë ekstraktet pranë QKB.
SPAK thekson se të dyja çështjet po hetohen të ndara nga njëra tjetra. Kujtojmë se kallëzimi i parë ka të bëjë me denoncimin e ish-deputetit Halit Valteri, për lobimin e LSI-së përmes një kompanie qipriote në vlerën e 700 mijë dollarëve.