Tragjedia në Himarë, Meta akuzon Ramën: Sot bën viktimën, njësoj si me rastin e Rashës

Ish-presidenti Ilir Meta, ka reaguar sërish për vdekjen e 7 vjeçares, e cila ditën e djeshme u përplas për vdekje nga skafi i komistarit Arjan Tase.
Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se sot bën viktimën, por ai është përgjegjës për vdekjen e 7-vjeçares, pasi nuk ndëshkoi ashtu sikur se ligji e parashikon autorin, komisra Arjan Tase me të shkuar kriminale.
“Ai punon çdo ditë kundër shqiptarëve. Kemi pensionet më të ulëta në rajon. Ai kontrollon të gjitha pushtete në vend. S’ka lënë njeri pa gjobitur.
Sot kërkon të bëjë viktimën sepse autor i vrasjeve është ai, u jep siguri, dhe nuk i ndëshkon. Po vepron njësoj se me rastin e vrasjes së Klodian Rashës. Rama është përgjegjësi kryesor për falsifikimin për shtyp që u bën ndaj Rashës”, tha Meta per gazetarët.