Turpi i demokratëve që ndjekin Berishën, që për hir të Metës janë kundër hapjes së dosjeve

Nga Ergys Mërtiri

Nuk mjafton qe ne 32 vjet eshte bere thuajse asgje per hapjen e dosjeve, zbardhjen e krimeve, denimin e fajtoreve dhe reflektimin mbi te kaluaren, por duhet tashme t’ia mberrijme kesaj dite ku shohim nje mori demokratesh kundra hapjes se dosjeve.

Dita e perkujtimit te viktimave te totalitarizmit i gjen militantet e Berishes duke sulmuar cdo demokrat qe kerkon zbardhjen e te vertetave, me pretendimin se kjo po perdoret per arsye politike si instrument per te sulmuar Ilir Meten!

Ne fakt kete arsyetim kane perdorur edhe socialistet prej tre dekadash duke e penguar cdo iniciative lustracioni.

Gjithmone eshte gjetur nje pretendim se dikush do ta perdore hapjen e dosjeve per qellime politike. Askush nuk eshte ndalur te arsyetoje qe, nese ka politikane qe perdorin fshehjen se vertetes perse te mos lejojme te tille qe perdorin zbardhjen e saj?

E nese dosjet do ishin hapur, jo vetem qe te vertetat do ti kishim mesuar dhe do kishim mundesi ta pastronim sadopak politiken, por edhe do kishim shpetuar nje here e mire edhe nga kercenimi se dikush po e perdor hapjen e tyre per politike.

Berishistet po tregojne se politika e dites dhe idhujt e tyre jane me te rendesishem se cdo parim. Kjo eshte pasqyra qe tregon sesi militantet dhe ekstremistet e humbasin gjithmone rrugen dhe moralin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT