U arrestuan në Poliçan, 2 çekët të kamufluar si ushtarë: Nuk kemi qëllime të këqija, humbëm rrugën dhe…

Dy turistët çekë të cilët u arrestuan ditën e sotme në Poliçan pasi po filmonin tunelet kanë thënë dhe fjalët e tyre të para.

Ata u janë shprehur efektivëve të policisë në momentin e arrestimit se janë turistë dhe se nuk kishin qëllime të këqija në vizitën e tyre në Poliçan. Ndërkohë që sipas tyre kishin humbur rrugën dhe ishin futur rastësisht në tunel.

‘Jemi turistë, po bënim foto, humbën rrugën dhe u futëm brenda në tuneli. Nuk kemi qëllim të keq’- thanë ato.

Kujtojmë se kjo ngjarje ka ndodhur fill pas ngjarjes në uzinën ushtarake të Gramshit ku dy rusë dhe një ukrainas pasi kishin fotografuar uzinën, kishin përdorur spraj neuroparalizues për dy nga ushtarët e zonës.

U arrestuan në Poliçan, 2 çekët të kamufluar si

Back to top button
LAJMET E FUNDIT