U kap me dy rusët te uzina e Gramshit/ Detaje të reja mbi “turistin” 23-vjeçar: Kishte ditë pa ngrënë, u kap i gjakosur…

23-vjeçari rus Mikhail Zorin ishte i riu që u kap së bashku me një shtetase ruse dhe një burrë ukrianas në uzinën e armëve në Gramsh.
23-vjeçari u arrestua nën dyshime për spiunazh dy ditë më parë, dhe po qëndron në dhomat e paraburgimit që ka drejtoria e policisë Elbasan, ndërsa mësohet se vijon të këmbëngulë se është turist, e jo spiun.
Mësohet po ashtu se 23-vjeçari ka qenë i gjakosur në momentin e arrestimit pasi në përpjekje për të humbur gjurmët, ka rënë në një zonë me shkurre çka i ka shkaktuar dëmtime të lehta në pjesë të ndryshme të trupit. I riu është shumë i prerë në bisedat e kryera me anëtarët e grupit hetimor.
Mësohet se ai është i arsimuar dhe ka kryer studimet e larta për kimi. Gjithashtu burime nga drejtoria e policisë Elbasan pohuan se 23 vjeçari kishte ditë i pa ngrënë dhe u ka kërkuar ushqim punonjësve të policisë.