U sulmuan nga rusët/ Ja kush janë dy ushtarët shqiptarë që mbetën të plagosur në Uzinën e Armëve (EMRAT)

Albi Bici dhe Ardian Xhaka janë dy ushtarët shqiptarë që kanë mbetur të plagosur në Uzinën e Armëve në Gramsh, pasi u sulmuan nga tre shtetas rusë.
Dy ushtarët shqiptarë po ruanin Uzinën e Armëve kur u sulmuan nga tre shtetas rusë me lëndë kimike, të cilët kërkonin të hynin në uzinë. Dyshohet se tre shtetas rusë që mbanin në duar disa harta dhe aparate fotografikë, mund të jenë pjesë e një agjenture.
Ndërkohë edhe një grup prokurorësh është nisur për në vendin e ngjarjes, për të bërë zbardhjen e plotë të incidentit.
Shtetasit rusë janë pikasur nga rojet të cilët kanë kërkuar që të identifikohen dhe mes tyre ka pasur një përplasje fizike. Incidenti i rëndë është konfirmuar nga autoritetet zyrtare dhe sipas tyre personat e panjohur kanë tentuar të hyjnë në Uzinën e Armëve.