Ukraina merr fondin prej 1 milionë eurosh nga Shqipëria/ Ja për çfarë do përdoret

Ukraina ka marrë ditën e sotme fondin e ndihmës prej 1 milionë eurosh nga Shqipëria.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Financave të Ukrainës, Sergii Marchenko, i cili tha se fondet do të përdoren për forcimin e sistemit financiar të Ukrainës.
“Mbështetja e partnerëve tanë ndërkombëtarë përshpejton fitoren e Ukrainës. I jemi mirënjohës Qeverisë së Shqipërisë për ndihmën e vendit tonë përballë një pushtimi rus në shkallë të gjerë. Këto fonde do të forcojnë stabilitetin e sistemit financiar të Ukrainës”, tha ministri i Financave të Ukrainës, Sergii Marchenko.