Ushtari rus kapet rob teksa flinte gjumë në pyjet e Ukrainës (Video)

Një video e përhapur në rrjetet sociale tregon momentin e kapjes rrob të një ushtari rus, teksa flinte gjumë.

Video besohet të jetë realizuar në një kamp ushtarësh rusë të braktisur gjatë natës, por mesa duket kanë harruar pas shokun e tyre të luftës.

Në orët e para të mëngjesit shfaqen disa ushtarë ukrainas të armatosur, teksa e zgjojnë nga gjumi. Është e paqartë se çfarë ka ndodhur më pas me të.

Lufta për të fituar territor ka vijuar në disa qyteza të Ukrainës, teksa pushtimi po hyn në muajin e gjashtë. Situata paraqitet kritike në Zaporizhzhia-n e kontrolluar nga rusët. Bombardime janë regjistruar edhe gjatë natës së kaluar pranë centralit bërthamor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT