VIDEO/ Boksieri shqiptar humb ndjenjat në ring, shkaktohet panik në stadiumin e mbushur plot me tifozë

Ka përfunduar brenda pak sekondash në mënyrën më të keqe dueli i shumëpritur mes talentit shqiptar Amarildo Vraja dhe bullgarit Borislav Velev.
Sipas pamjeve të bëra virale në rrjet boskieri shqiptar ka rënë pa ndjenja për tokë që në raundin e parë duke shkaktuar panik në stadiumin e mbushur plot me shqiptarë.
Kundërshtari e zuri shqiptarin në një kënd të ringut dhe me një breshëri grushtesh e hodhi KO.
Boksieri shqiptar ka mbetur pa ndjenja dhe pas ndërhyrje së mjekëve ai është përmendur dhe larguar vetë nga ringu me lot në sy.
Nasty knockout over in Albania 🇦🇱, as Amarildo Vraja is stopped by Borislav Velev in the first round. Scary scenes but Vraja concious now. Wish him a speedy recovery 🤞#MarkuParra #MarkuReturns #boxing pic.twitter.com/6urfSvFC8d
— Teats 🥊 (@teaton73) August 25, 2022