(VIDEO) Makina poshtë gomave të kamionit/ Pamje të rënda nga aksidenti tragjik me 2 viktima në Kavajë

Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë që u ka marrë jetën dy personave në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”.
Nga videot e siguruara, mjeti ku udhëtonin viktimat është i shkatërruar plotësisht nën rrotat e kamionit. Ndërkohë trupat e viktimave ndodhen ende në makinë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Mësohet se një makinë tip “Benz Mercedes” me targa shqiptare ka shkaktuar aksidentin teksa është përplasur me një makinë të tonazhit të rëndë.
Drejtuesi i kamionit ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë shoferi i mjetit të vogël ka humbur jetën pas përpalsjes së fortë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.