VIDEO/ Meta nga Vlora: Kriza e opozitës me SHBA e BE zgjidhet me protesta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar nga Vlora se njerëzit duhet të ngrihen në protesta e të mos shikojnë SHBA-në apo Gjermaninë.

“Ata kanë hallet e veta, nëse ngrihet populli, nuk ka ç’na bën askush, siç ndodhi me Markosin, Somosën, apo Noriegën”, tha Meta nga Vlora, duke nënkuptuar se të gjithë liderët antipopullorë të Filipineve, Nikaraguas apo edhe Panamasë janë mbështetur nga SHBA.

Këtë qëndrim e ka mbajtur Tirana zyrtare në kohën e Enver Hoxhës, duke bombarduar opinionin publik shqiptar, por që e vërteta ishte krejt ndryshe. SHBA ka kundërshtuar vendosjen e ligjit ushtarak në Filipine dhe vrasjen e opozitës, ndërkaq në Nikaragua gjithashtu ndodhi një luftë civile ndërmjet ushtarakëve dhe sandinistëve të majtë të mbështetur nga Moska.

Ndërkaq, gjenerali Noriega u mor nga ushtria amerikane dhe u ekstradua në SHBA si narkotrafikant.

TemA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT