VIDEO/ “O Tani jam unë, nuk doja”, momenti pas aksidentit, Arjan Tase qëndron mbi gomone, pushuesit shpërthejnë ndaj tij

Ky është momenti menjëherë pas aksidentit tragjik në Himarë ku humb jetën një vajzë 5 vjeçare, pasu u përplas nga skafi që shihni në video.

Ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase, i cili drejtonte gomonen, shfaqet mbi mjetin lundrues në bregun e detit së bashku me një grua, ndërsa pushuesit shihen se si kanë shpërëthyer ndaj tij.

Në pamjet e publikuara Tase shfaqet teksa thërret një të njohurin e tij duke i thënë se nuk deshte.

“O tani jam unë, jam unë. Nuk doja”, dëgjohet të thotë Tase.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT