VIDEO/ “Përpara tigër”, policët me këngë patriotike nisen për në veri: Jemi krenarë që i shërbejmë Kosovës tonë të dashur

Është tensionuar edhe më tepër situata në Veri të Kosovës, ku serbët vijojnë të krijojnë trazira duke vendosur barrikada në rrugët lidhëse me pikat kufitare.

Policia e Kosovës është nistur drejt veriut për tí ardhur në ndihmë efektivëve të cilët ndodhen prej orësh aty në shërbim dhe mbrojtje të atdheut.

Në videon e publikuar policët shihen teksa po shkojnë me disa makina ku në sfond dëgjohet teksa i shoqëron një këngë patriotike e Ilir Shqirit.

“Jemi krenarë që i shërbëjme Kosovës tonë të dashur”, dëgjohet të thotë një prej policëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT