Vuçiq propagandon: Kosova po përgatit sulm në veri
Kjo propagandë vjen pak ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka vazhduar të enjten me propagandë që Kosova kinse është duke përgatitur për sulm në veri për vrasjen e serbëve.
“I paralajmëroj të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiq, duke mos ofruar asnjë fakt.
Presidenti i Serbisë ka thënë se në mediat ndërkombëtare është raportuar që “Serbia është duke e sulmuar diku dikë”, raportojnë mediat serbe, përcjell Albinfo.ch.
Ai thotë se Serbia nuk e ka sulmuar askë e as nuk ka kërkuar ndihmë nga Federata Ruse.
Deklaratat e Vuçiqit vinë një javë para takimit në Bruksel që do ta ketë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin./Albinfo.ch/