Xhaçka: Lufta në Ukrainë ja ku i ka rrënjët

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka folur këtë të martë në samitin virtual ‘Platforma e Krimesë’ duke dhënë mesazhin e saj për rritjen e numrit të pjesëmarrësve.

Sipas saj kjo tregon mbështetjen ndaj Ukrainës, ndërsa Rusia vijon me sulmet ndaj këtij vendi që prej 24 shkurtit.

Xhaçka u shpreh se lufta i ka rrënjët në pushtimin e Krimesë, pasi asokohe bota nuk reagoi siç duhej, ndaj Rusia ndërmori këtë hap sot për të sulmuar Ukrainën.

“Një vit më parë përfaqësues nga vendet tona u mblodhën në Kiev për prezantimin e Platformës së Krimesë. Jam shumë e lumtur të shoh që sot, një vit më pas, numri i pjesëmarrësve si dhe niveli i përfaqësimit nga vende dhe organizata është rritur. Unë besoj se nuk është vetëm një deklaratë e qartë e mbështetjes për Ukrainën dhe dënimit pa mëdyshje të agresionit të paligjshëm të Rusisë kundër një vendi të pafajshëm, por edhe një njohje e qartë e faktit se gjithçka filloi me pushtimin e paligjshëm të Krimesë në 2014.

Lufta e tanishme, një luftë e pakuptimtë, kriminale që ka shkaktuar vuajtje dhe shkatërrime të tilla, i ka rrënjët në pushtimin e Krimesë dhe në faktin se në atë kohë bota nuk reagoi siç duhet ndaj asaj që ishte një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare, të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të gjithë rendit të bazuar në rregulla. Reagimi i botës ishte i butë”, u shpreh Xhaçka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT