Zbulohet pus i madh gazi në Mesdhe, gjigandët francez dhe italian zgjidhin varësinë nga Rusia?

Gjigantët e energjisë, francezja TotalEnergies dhe italiania ENI, kanë njoftuar zbulimin e një pusi të rëndësishëm për gazin natyror në Mesdhe. Mësohet se pusi i ri është zbuluar në ujërat territoriale 160 km larg Qipros.
Ishulli raportoi zbulimin e tij të parë të gazit natyror, Aphrodite, në vitin 2011 me përmasa rreth 4.5 trilion metër kub (tcf). Ky pus tani menaxhohet nga firma amerikane e energjisë Chevron.
“Vlerësimet paraprake tregojnë rreth 2.5 trilion metër kub gaz në vend, me rritje të konsiderueshme shtesë që do të hetohen nga një pus i mëtejshëm eksplorimi në zonë,” tha Eni në një deklaratë në lidhje me zbulimin e fundit. Ky pus është i treti pus në det të hapur, i raportuar në ujërat e Qipros.
Ky zbulim i rëndësishëm i gazit natyror vjen pasi Bashkimi Evropian kërkon furnizim alternativ për shkak të reduktimit të atij rus nga lufta në Ukrainë.
Vendi ishullor dhe kompanitë janë “tashmë duke gjetur mënyra për të përshpejtuar dhe optimizuar përdorimin e këtij zbulimi të ri, (i cili do të) kontribuojë në përpjekjet e Evropës në rritjen e sigurisë së saj të energjisë,” tha Ministria e Energjisë e Qipros.
“Ky pus i suksesshëm i eksplorimit në Cronos-1 është një tjetër ilustrim i ndikimit të strategjisë sonë të eksplorimit, e cila është e përqendruar në zbulimin e burimeve me kosto të ulët teknike dhe emetime të ulëta të karbonit”, tha Kevin McLachlan, nënkryetar i lartë për eksplorimin në TotalEnergies.
Ai tha se burimet shtesë të furnizimit me gaz do të kontribuojnë në sigurinë energjetike të Evropës. “Studimet mbi opsionet e zhvillimit të shpejtë janë tashmë në vazhdim,” tha Eni.
TotalEnergies dhe Eni filluan punën e shpimit në prospektin Cronos-1 në Bllokun 6 në det të hapur në maj. Në vitin 2018 ata raportuan një zbulim ‘premtues’ të gazit në Calypso-1, një pus tjetër në Bllokun 6.