A kanë të ardhme Berisha dhe Meta në politikë? Ja si përgjigjet Ngjela

Avokati dhe politikani i njohur Spartak Ngjela ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”, ku ka folur për zhvillimet e fundit nga politika.
I pyetur se si e sheh të ardhmen për dy figura të njohura të politikës në vend, si ish-kryeminstri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta, pas ligjit për dekomunistizimin, i propozuar nga mazhoranca, Ngjela deklaroi se e nuk e sheh Berishën më në politikë.
Sipas tij, ligji e përjashton atë, ndërsa ndryshe mendon për Metën, për të cilin tha se ka mbrojtje.
“Sipas ligjit që kanë paraqitur këta, që e bëjnë në funksion të prestigjit amerikan, Berisha nuk ka të ardhme politike. Meta nuk është non grata. Saliu është me vendim të formës së prerë sepse nuk e ankimoi vendimin.
Meta nga ana tjetër ka mbrojtje. Ka të drejtë të nxjerrë këtë atë etj. Ta merr parasysh gjykata mbrojtjen apo jo, është tjetër çështje. Meta ka të drejtë ta bëjë ligjin, pastaj do e fitojë apo jo është gjë tjetër. Është një çështje që ka të bëjë me fakte. S’kam pse e mbroj Metën, por ka mangësi faktesh nga ana që paraqesin akuzat se është agjent i ish-Sigurimit.”- deklaroi Ngjela.