Albin Kurti mbërrin me urgjencë në Tiranë, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën në ‘Vilën 30’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur me “urgjence” në Tiranë, për të zhvilluar një takim në vilën qeveritare me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën.

Në foto shihet momenti kur kreu i qeverisë së Kosovës zbret nga makina dhe vesh xhaketën për të hyrë në Vilën “30”.

Nuk dihen ende arsyet e takimit mes dy kryeministrave.

Kujtojmë që dy vendet përuruan këtë vit shkollor abetaren e përbashkët unike, ndërsa mbledhja e fundit mes dy qeverive ishte më 20 qershor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT