Alfred Peza: Ja këtë quan qeveria Rama sukses të turizmit, nuk sollën asnjë lajmërim për prishjet

Drejtori i “Panorama Group”, Alfred Peza u gjend mëngjesin e sotëm në resortin “Presige” në Golem, në pronësi të zotit Irfan Hysenbelliu, njëkohëshsit pronar i mediave Panorama, Neës24 etj.
Zoti Peza foli për mediat për fadromat që kishin mbërritur në resort dhe kanë filluar operacionin për prishjen e dy pishinave, që nga IKMT janë pretenduar se janë ndërtuar pa leje.
“Këtu janë kryesisht të huaj, vende të perëndimit, janë nëpër vila në rrethimin që ka vendosur policia dhe janë duke parë këtë spektakël të shëmtuar. Dhe kjo është piktura dhe pamja më e mirë për ironi të fatit të asaj që qeveria dhe mazhoranca e quan sukses i turizmit.
IKMT nuk ka zbatuar ligjin dhe procedurën ligjore që duhet bërë në të tilla raste. Pra sillet një vendim që nuk ka ardhur asnjëherë dhe tregohet fakti nëse është apo jo pa leje. Jepet kohë për zbatimin vullnetar ose i jepet kohë subjektit të shkojë në Gjykata të ankohet. Të gjitha këto procedura ligjore nuk janë zbatuar dhe kjo me thotë se e gjithë kjo bëhet për shkak se pronari i kësaj është botuesi i një nga grupe më të mëdha mediatike në Shqipëri dhe bëhet për shkak të qëndrimeve. Këtu është mirëpritur edhe grupi afgan pasi është konsideruar një resort i ligjshëm dhe me leje në kushte kur ktheheshin nga një luftë. Kjo të bën të mendosh se kjo bëhet tani sepse tani ka filluar sezoni i ri , politik, dhe zgjedhjet janë në prag të dekretimit nga presidenti , dhe kjo është një shtantazh duke qenë se jemi edhe në prag të zgjedhjeve lokale.
Sulm kundër fjalës së lirë, medias dhe grupeve që nuk janë rreshtuar pro qeverisë. Kanë ardhur këtu për të parë modelin e suksesit. Besoj se kanë qenë në dijeni të ligjshmërisë së plotë, është me leje ndërtimi që në 1996 dhe ka leje të firmosura nga të gjithë kryeministrat. Nga firma e Berishës, Nanon dhe kryeministrit Rama” tha Peza.
Ministria e Brendshme pretendoi se ka rifilluar aksionin “Bregdeti Ynë” që e kishte ndërprerë në muajt e verës për shkak të pushuesve të shumtë.
Por në momentin që po ndodh ky aksion, në resort ka shumë turistë që ndërkohë po ndiqnin live prishjet në objekt te resorti “Prestige”. Peza ngulmon në faktin e dokumentacionit që nuk është paraqitur nga autoritetet.