Arrestimi i bujshëm te “Trauma”, mjeku pëson ishemi cerebrale/ Sot pritet masa e sigurisë

Mjeku Fitim Marku i arrestuar disa ditë më parë për korrupsion ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se mjeku ndodhet në spital, pasi ka pësuar ishemi cerebrale.
Po nga spitali pritet që mjekut t’i komunikohet masa e sigurisë.
Fitim Marku u arrestua pasi u kap duke marrë ryshfet. Pamjet e arrestimit të tij nga oficerë me maska dhe shoqërimi me uniformë në furgonin e policisë u bënë virale në rrjet dhe sollën mjaft reagime