“Ata që bërtasin janë pa meritë”, Rama për protestën e pedagogëve: Me ultimatume s’merret gjë

Kryeministri Edi Rama ka folur sot edhe për protestën e pedagogëve,  duke u shprehur se pagat e tyre do të rriten, por në asnjë mënyrë me forcë dhe ultimatume.

Ai tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se në këtë kohë krize më mirëkuptues janë pensionistët, shtresa e cila ka më tepër nevojë, ndërsa sipas tij ata që bërtasin janë pa meritë fare.

“Kemi folur dhe për pagat e pedagogëve por jemi në tjetër kontekst, universiteti ka të tjera gjëra për të kapur. Universiteti me autonominë e tij duhet të jetë në gjendje të krijojë të ardhurat e veta. Sot në UT kemi të dhëna shumë interesante që flasin për rritje  e të ardhurave të pedagogëve nga vëmendja nga programet ndërkombëtare. Kemi një nr më të lartë të pedagogëve të merituara. Ne nuk bëjmë rritje të përgjithshme për të gjithë njëlloj. E kanë politikën vetëm ne ua kemi lejuar.

U kemi thënë patjetër, këtë mund ta bëni, por me buxhetin e shtetit me taksat ne do të shikojmë çfarë secili universitet çfarë u jep universiteti kontribut shoqërisë dhe do të vlerësojmë suksesin. Po përgatisim një sukses të ri, nuk diskutohet do shohim dhe pagat po këto kërcënimet po këto janë edhe se di sesi janë në këtë kohë krize, nuk dalin ata. Janë më mirëkuptues pensionistët po këta që bërtasin më shumë se të gjithë zakonisht janë pa meritë fare”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT