Ballkani në ‘panik’/ Pas sulmeve kibernetike në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, e pëson edhe Kosova

Duket se Ballkani është vënë nën shënjestrën e hakerave, teksa pas sulmeve kibernetike në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut duket se radhën e ka Kosova.

Mediat bëjnë me dije se sot janë hakeruar ueb faqet e Policisë së Kosovës dhe faqet online të Ministrisë së Drejtësisë.

Njoftohet nër të tjera se nuk dihet se kush mund të fshihet pas sulmit kibernetik në Kosovë.

Për sa i përket sulmit në sistemet TIMS sot në Shqipërisë, është konfirmuar se është bërë nga hakerat iranianë, njësoj sikur ndodhi më 15 Korrrik.

Edhe faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni të Veriut është përballur këtë shtunën me sulm kibernetik.

Prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie shihet mesazhi, “Hakuar nga ekipi grek i hakerëve Netëatchers” ndërsa në rast të klikimit në faqe paraqitet një video në YouTube me titullin “Maqedonia e famshme”.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kanë thënë se “nuk ka vend për shqetësim lidhur me pohimet për shkarkimin e supozuar të të dhënave të qytetarëve, sepse faqja e internetit nuk ka baza të tillë të të dhënave”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT