Berisha “braktiset” sërish, u dërgoi ftesë deputetëve të PD për mbledhje, ja vetëm kush i shkoi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ditën e djeshme njoftoi deputetët e Partisë Demokratike për mbledhjen e sotme, mirëpo sërisht u “braktis” nga ata.

Pjesë e kësaj mbledhje u bënë vetëm deputetët e “Rithemelimit”, të cilët janë Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi, Edmond Spaho, Elda Hoti, Tritan Shehu, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi, Ina Zhupa, Luan Baçi, Isuf Çelaj, Bujar Leskaj.

Ditën e djeshme u bë me dije se deputeti Luçiano Boçi u dërgoi një mesazh të gjithë deputetëve të Partisë Demokratike ku i njoftonte se ditën e sotme në ambientet e selisë blu do të mbahej mbledhja e Grupit Parlamentar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT