Berisha nis përgatitjet për zgjedhjet lokale/ Zbardhet dokumenti, ja si do zhvillohen primaret

Top Channel ka publikuar dokumentin që pritet të kalojë për votim në takimin e Këshillit Kombëtar të PD-së që po mbahet këtë pasdite.
Dokumenti përmban rregullat mbi përzgjedhjen e kandidatëve demokratë për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vend në 2023-shin.
Rregullat dhe parimet e përgjithshme do të diskutohen në këtë mbledhje.
Primaret versioni FINALper Keshill Kombetar 26.09.2022
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka nisur procedurën për dekretimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme lokale, të cilat pritet të mbahen vitin e ardhshëm./ Top Channel