Berisha zbulon takimet me Metën dhe PARALAJMËRON: Kemi rënë dakort që…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ditën e sotme gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me gazetarët, ka theksuar edhe njëherë se sezoni i ri politik do të jetë i fuqishëm.

Berisha tha se gjatë vitit të kaluar përpjekjet për të ndalur Partinë Demokratike ishin të shumta, mirëpo të gjitha këto përpjekje nuk e ndalën.

I pyetur se kur do të mbahet protesta e radhës nga opozita, Berisha bëri me dije se ka zhvilluar takime me ish-presidentit dhe kryetarin e zgjedhur të Partisë së Lirisë, Ilir Metë, dhe kanë rënë dakord për një aksion të fuqishëm opozitar, duke mos dhënë një datë fikse për protestë.

“Jam takuar me zotin Meta nuk kemi caktuar një dat fikse por kemi rënë dakort  për një aksion të fuqishëm opozitar për përballjen me këtë regjim i cili po shtrëngon çdo ditë edhe më shumë absolutizmin, monizmin e tij dhe vjedhjen plaçkitjen e qytetarëve shqiptarë dhe sundimin e krimit.

E theksova dhe e theksoj sërish zhvillimet e dy ditëve të fundit kanë qenë zhvillime që në një farë mënyre në një shtet normal të kujtojnë grushte të pjesshme shteti”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT