Brnabiç nga Kosova: Nuk shoh demokraci këtu, nëse Kurti do e zbatonte do përfitonte populli serb i Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ditën e sotme vizitoi veriun e Kosovës ku tha se Kosova nuk është duke respektuar sipas saj marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave serbe.

Ajo gjithashtu i është përgjigjur deklaratave të Kurtit për demokraci ku ka thënë se nëse do të zbatohej demokracia në Kosovë do përfitonte populli serb në Kosovë.

“Sa i përket deklaratës së Kurtit për demokracinë unë do të isha jashtëzakonisht e kënaqur që të shoh demokraci këtu sepse populli serb i Kosovës do të përfitonte nga kjo.

Nuk shoh demokraci kur serbëve u është ndaluar këtë vit votimi që është e drejt themelore njerëzore, kjo tregon njohurit për demokracinë. Një tjetër që duhet respektuar janë marrëveshjet ndërkombëtare, Prishtina nuk e respekton ujdinë e Brukselit për themelimin e Asociacionit sot e nëntë vjet.’ tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT