Celibashi zbulon çfarë u tha Kim -Gjiknurit, Kryemadhit e Tabakut: Përcolli shqetësimin e SHBA në lidhje me financimet ruse!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zbuluar detaje nga takimi mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe përfaqësuesit të partive kryesore në vend.

Celibashi tha gjatë një prononcimi për mediat, se Kim i përcolli Damian Gjiknurit, Jorida Tabakut dhe Monika Kryemadhit, shqetësimin e SHBA në lidhje me financimet e bëra të politikës shqiptare, veçanërisht atyre ruse.

“Ambasadorja kim përcolli shqetësimin e SHBA, partnerit aleat strategjik, në lidhje me financimet e bëra të politikës shqiptare, veçanërisht politikës ruse. Përcollën këtë shqetësim te aktorët institucionalë shqiptarë, në mënyrë që ata të rrisin vëmendjen, dhe çfarë është në fuqinë e tyre për të bërë më mirë, në mënyrë që paratë dhe financimet e huaja, jo vetëm ato ruse, të mos kenë ndikim në politikën shqiptare”, u shpreh Celibashi.

Kreu i KQZ tha se kuadri ligjor ka nevojë për përmirësim, për t’i dhënë më tepër hapësirë KQZ-së të hetojë paratë e partive politike.

“Ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor, në mënyrë që KQZ, t’i japin mundësi edhe praktike të hetojnë më thellë, për sasinë e parave që marrin, si i marrin ato para.

Natyra e diskutimit ishte ajo që thashë. Informim dhe diskutim. Ngelet për t’u parë në vazhdim, ata si përfaqësues të partive politike, shfaqën nevojën për ta qasur nga pikëpamja ligjore këtë problematikë. Mendoj se dhe në vijim të reformës elektorale do të ketë ndryshime”, u shpreh Celibashi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT