Dëbimi i diplomatëve/ Baton Haxhiu: Irani do kundërpërgjigjet, Shqipëria kurrë s’ka qenë më e rrezikuar se tani

Analisti Baton Haxhiu thotë se pas vendimit për dëbimit të diplomatëve iranianë e fut Shqipërinë në grupin e vendeve që urrehen nga Irani.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se Shqipëria asnjëherë nuk ka qenë më e rrezikuar nga terrorizmi se tani.

“Duhet të jemi të kujdesshëm, iranianët nga aspekti i krenarisë e ngrenë në piedestal krenarinë e tyre.

Pas vendimit të fundit, kemi hyrë në grupin e vendeve që urrehemi nga Irani. Kërcënimi mund të jetë i çfarëdollojshëm.

Iranianët janë të pamëshirshëm në hakmarrjen e tyre.

NATO dhe SHBA prek këtij momenti duhet të ketë kujdes të veçantë tani për banorët e Shqipërisë, për muxhahedinët, për hyrje-daljet në portin e Durrësit, aeroport, hyrjet nga Kosova dhe RMV.

Ky është një moment i veçantë për SHBA dhe sigurinë në Shqipëri.

Shqipëria kurrë s’ka qenë më e rrezikuar nga terrorizmi se tani”, tha Haxhiu./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT