Deputeti i PD: Jemi për hapjen e dosjeve, përfshi dhe Ilir Metës!

Ferdinand Xheferri, deputet i partisë Demokratike, i ftuar në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, ka folur për aksionin opozitar, situatën në PD dhe “Open Balkan”, si dhe ka shprehur mbështetjen për hapjen e dosjeve përfshirë dhe atë të Ilir Metës.
Në lidhje me situatën në Partinë Demokratike, zoti Xhaferri tha se Sali Berisha nuk mund të jetë në asnjë mënyrë e ardhmja e PD por është e shkuara e saj.
Sipas tij, Berisha duhet të bëjë një hap pas dhe ta kuptojë sa e rëndë është situata, pasi në të kundërt nuk mund të përsëritet suksesi i vitit 2005, kur PD erdhi në pushtet.
Xhaferri tha se Partia Demokratike do të mbështesi nismat në Kuvend për largimin nga postet publike të personave që janë qene në ish- Sigurimin e Shtetit, apo kanë bashkëpunuar, përfshirë dhe hapjen e dosjes së Ilir Metës.
Open Balkan, Xhaferri e shikon si një nisëm e cila e cënon Kosovën por dhe qasjen perëndimore që ka Shqipëria.
Madje sipas tij më shumë fiton Serbia nga kjo nisëm dhe jo Shqipëria.