VIDEO/ Djalin e Peskov e thërrasin “live” për ushtar, ai i përgjigjet: Jam i biri i zëdhënësit të Putin, e zgjidhim ndryshe

Thirrjes për mobilizim të urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin nuk i ka shpëtuar as djali i zëdhënësit të tij, Dimitry Peskov.
Nikolay Peskov ka qenë drejtpërdrejt në një eimsion televiziv, kur e kanë thirrur në telefon për ta grumbulluar. Atij i është kërkuar të paraqitet nesër në zyrën e regjistrimit për të nënshkruar kontratën, por mesa duket diçka e tillës d’i ka pëlqyer.
Teksa e kishte hapur telefonin me autoparlant, ai i thotë: “Nuk e di nëse jeni në dijeni, por unë jam zoti Peskov. Duhet ta kuptoni se nuk është plotësisht e drejtë për mua që të vij aty”. Pasi telefonuesi insiston, ai përgjigjet: “Do ta zgjidhim këtë problem në një nivel tjetër”.