“Do rrisim pagat mbi dyfish”/ Berisha vazhdon me premtimet: Kur PD të vijë në pushtet…

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon takimet me grupime të ndryshme në vend, e po ashtu dhe premtimet për atë se çfarë do të bëjë Partia Demokratike kur të vijë në pushtet me të.

Në një takim me sindikatat në qytetin e Shkodrës, ai premtoi se sapo të vijë në pushtet, do e kthejë çmimin e energjisë elektrike në 6 lekë për bizneset, ashtu siç ka qenë më parë sipas tij. Ai p oashtu premtoi rritje pagash mbi dyfish për mësuesit dhe mjekët.

“Ju garantoj se çmimi i energjisë do rikthehet në 6 lekë aty ku ka qenë për biznesin në Shqipëri. Një nga faktorët më tërheqës për investitorët e huaj ishte çmimi i energjisë. Ky ishte një avantzah pasi Shqipëria nuk humbiste asgjë, pasi kostoja e prodhimit të energjisë është 0.9 lekë, dhjetëra herë më e ulët se ajo që e shet Shqipëria. Ky mashtron, u thotë se Gjermania e hoqi ujin e ngrohtë. E hoqi se e kanë ngrohjen me gaz. Gënjen kur thotë se Zvicra vendos 4 vjet burg për ata që e rrisin temperaturën e termostatit më shumë se 19 gradë celcius, e thotë nga mendësia totalitare që ka.

Lidhur me rrogat arsim dhe shëndetësi mbi dyfishim i rrogave është objektivi ndër më të parët. Përndryshe nuk do të kemi as arsim as shëndetës”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT