E FUNDIT/ Atentat me armë zjarri në Vlorë, qëllohen dy policë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Vlorë, ku dy policë janë qëlluar me armë zjarri.
Uniformat blu kanë njoftuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” të qytetit bregdetar, ku në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volkswagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin dy efektivët e policisë.
Sipas informacioneve paraprake raportohet se dy efektivët e policisë nuk kanë pësuar dëmtime, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volkswagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.
Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.