“E kam parë vetë, në çadër ka patur rusë”/ Avokati i tregon “të gjitha” për investimet e huaja në Partinë Demokratike

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Breaking’ ka qenë avokati Spartak Ngjela.

Në studio Ngjela ka komentuar lidhur me lajmin e shpërndarë një ditë më parë nga VOA, për investimet ruse në Partinë Demokratike në kohën kur kryetar ka qenë Lulzim Basha.

Kujtojmë se Partia Demokratike ka protuestuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku dhe ngritën një çadër në formë insisitimi për protestën dhe arritjen e objektivave të tyre, pjesë e kësaj çadre ishte e gjithë kupola drejtuese e PD.

Ndërkohë që në çadër ka patur dhe qytetarë e opozitarë të shumtë kundër mazhorancës.

Ndër të tjera, në fjalën e tij Ngjela ka treguar se pjesë e kësaj çadre kanë qenë dhe shtetas rusë për të vëzhguar situatën.

Prezenca e rusëve, sipas Ngjelës ka ardhur për shkak të një konflikti mes Rusisë dhe SHBA, anti Shqipërisë.

“E kam parë vetë që në çadër ka patur rusë. Mbasi kanë parë që këta do të kenë fluks anti PD dhe kanë ngritur një çadër që do të krijoj destabilizimim  e kanë ndihmuar sepse është konflikit amerikano- rus anti Shqipërisë. Në këtë konflik Shqipëria është në NATO dhe aleat kryesor i SHBA-së. Anëtarët e PD edhe mund të mos kenë qënë në djeni për këto investime”- tha Ngjela.

Kujtojmë se lidhur me këto investime të huaja të dyshuara të bëra nga rusët nga Partinë Demokratike ka reaguar edhe ish-kreu i PD Lulzim Basha, por dhe PD zyrtare.

Në reagimin e tij Basha e ka kundërshtuar kategorikisht këtë lajm, kurse PD zyrtare është treguar e gatshme që të hapen hetimet dhe çështja të zbardhet deri në fund.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT