“E plagosi rëndë”/ Kë dhunoi Ervis Martinaj në Laç, personazhi “X” e kallëzoi në polici

Më 6 tetor të vitit që lamë pas, Prokuroria e Kurbinit ka regjistruar një kallëzim penal për Ervis Martinajn. Në një dokument zyrtar, është e shkruar e zeza mbi të bardhë, kallëzimi penal për Martinajn nga një person, identitieti i të cilit nuk është bërë me dije.

“X” e akuzon Martinajn për kryerjen e dy veprave penale ndaj tij, “plagosje të rëndë” dhe dhunë.

Sipas një dokumenti të Policisë së Shtetit, ai ishte konfliktuar më herët me një person në Laç duke e rrahur, e ky i fundit ka shkuar dhe e ka denoncuar në Polici, duke ngritur dhe një çështje penale për të.

Por nuk dihet se si ka shkuar çështja, pasi lidhur me këtë ngjarje, nuk ka pasur asnjë raportim nga Policia e Kurbinit, madje nuk duhet nëse Martinaj ka dhënë ndonjëherë shpjegime lidhur me këtë akuzë të ngritur ndaj tij.

Në vijim të informacionit me nr. Unik 202109304120, që bën fjalë për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, me datë 02.10.2021, u referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin në kërkim Ervis Mustafa Martinaj, i datëlindjes 06.10.1982, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, me arsim 12 klasë. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Kanosja
Kanosja serioze për vrasje ose për plagosje të rëndë që i bëhet një personi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Dëmtime të tjera me dashje
Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, përbën kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë deri në 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT