EMRAT/ Ja kush janë dy efektivët që iu bë atentat mbrëmjen e sotme në Vlorë

Dy efektivë policie ishin shënjestra e një atentati mbrëmjen e sotëm në Vlorë, teksa po lëviznin me mjetin e tyre privat.

Mësohet se dy efektivët janë Nako Mehmetaj, nga qyteti i Vlorës por me detyrë në Policinë Kufitare të Sarandës dhe efektivi tjetër , me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë, Anxhelo Breshani.

Dy punonjësit e policisë nuk ishin në shërbim gjatë momentit kur është qëlluar ndaj tyre. Autori po qarkullonte më një automjet tip “Volswagen”, ndërsa ka hapur zjarr ndaj efektivëve teksa ishte në lëvizje. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT