Erion Veliaj “hap thesin”, iu dhuron shtëpi dy sportistëve çeçenë

Medalja e artë në Kampionatin botëror të mundjes nuk ka kaluar pa u vënë re për sportistin Abakarov. Mundësi me orgjinë çeçene përfaqësoi ngjyrat kuqezi në Beograd ku arriti të shpallej edhe kampion bote.
Ne shenjë vlerësimi, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dhuruar mundësit një apartament në qytetin e Tiranës. Gjithashtu një apartament ka marrë edhe Islam Dudaev që gjithashtu ka përfaqësuar flamurin kuqezi.
Këtë veprim të kryetarit të bashkisë së Tiranës e ka përshëndetur edhe Federata Shqiptare e Mundejes me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Një falenderim shumë i madh shkon për kryetarin e bashkisë zotin Erion Veliaj për mikëpritjen e ngrohtë në zyrën e tij dhe për mbështetjen e sportistave tanë të klubit të Tiranës.
Zoti Erion Veliaj me dashamirësinë e tij i ka dhuruar mundësave tanë, Zelimit dhe Islamit , një apartament në qytetin e bukur të Tiranës.
Ky gjest simbolik i ka ngrohur zemrat jo vetëm kampionave tanë, por të gjithë sportistave që duan të bëhen kampiona sepse ata tashmë shohin një dritë vlerësimi për të gjithë mundin dhe lodhjen qe secili prej sportistave lë në sportin e tij”, shkruhej në postimin e Federatës Shqiptare të Mundjes.