Financimet ruse në politikë/ Kim thërret me urgjencë Tabakun, Gjiknurin dhe Kryemadhin

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim është duke zhvbilluar ditëne sotme një takim në KQZ, tekas kjo “mbledhje” vjen vetëm një ditë pas lajmit se Partia Demokratike është financuar nga Rusia.

Sipas mediave bëhet me dije se Kim është takuar me komisionerin qendror të zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Në takim janë thirrur edhe përfaqësues të PS, PD dhe PL: Damian Gjiknuri, Jorida Tabaku dhe Monika Kryemadhi

Sipas zyrtarit që foli me median, ky është përfundimi në të cilin arrin një raport i komunitetit amerikan të zbulimit i cili ka analizuar financimet e Rusisë “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”.

Sipas një burimi me njohuri mbi raportin amerikan të zbulimit, Shqipëria është një nga këto vende.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane.

Burimi nuk dha hollësi të mëtejshme për rastin e Shqipërisë. Por viti 2017, emri i Partisë Demokratike dhe shifra e përmendur prej 500 mijë dollarësh përkojnë me hetimet që janë hapur në Shqipëri në atë kohë ndaj PD-së bazuar në deklarimet që firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ ka raportuar se ka marrë nga PD-ja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT