Flutura Açka “shpërthen” në Kuvend: Jemi bërë si një klub fshati. Rreshtohen ministra që hapin gojën, kruajnë mjekrën dhe zgjohen kur vjen Rama

Deputetja demokrate, Flutura Açka ka kritikuar sot në Kuvend mënyrën se si po zhvillohen seancat plenare. Ajo tha se Parlamenti i Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me atë Europian.

“Europa është fjala që kam dëfgjuar më shpesh në këtë foltore. Për fat të mirë këto dy muajt e fundit e kemi përdorur edhe më shpesh. Por në fakt me festën e pamë që gëzimi është vetëm një stoli e ftohtë e jona.

Çfarë bëni gjithë kohën në Parlament? Shani gjithë kohën opozitën. Opozita është aty për të kërkuar llogari. Çfarë lidhje kemi me europën? Shikojeni Parlamentin tonë si rreshtohen ministrat, u hapet goja, bezdisen, krruajnë mjekrën, në një moment zgjohen kur vjen kryeministri dhe i fut një të sharë opozitës. Atëherë duartrokitet fort.

Fjala më e rëndësishme është të shahet opozita, që në fakt është për të kërkuar llogari. Në parlamentet europiane vijnë ministrat që kanë lidhje me rendin e ditës, jo të gjithë, si matrioshkat, siç vijnë këtu. Renditen këtu dhe dalin secili dhe u marrin nga 10 minuta deputetëve për të thënë broçkulla.

Një shtetar ka përgjegjësinë e parë të kuptojë realitetin, sepse pushteti iu ka shkëputur nga realteti. Distanca e shërbimit ndaj qytetarit iu mungon.

Më bën përshtypje sjellja institucionale. Më duket sikur jemi në një klub fshati. E kuptoj që familjarizimi i madh me pushtetin e ka bërë shtetin si shtëpinë tuaj, por sjellja institucionale është e përcaktuar në të gjithë Europën.

E vura re kur bëtë paraqitjen e portit të Durrësit me dubaistët. Ministrja iu drejtua kolegeve të saj edhe me emër të përveçëm. Institucionalisht nuk qëndron, a thua se po u po u jepte ndonjë copë dhe u thoshtë “ka edhe për ty zonjë, ka edhe për ty zonjë”, tha deputetja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT