FOTO: Kush është “snajperisti” nga Shkodra që dyshohet se përgatiti atentat kundër Albin Kurtit

Sipas të dhënave të publikuara nga hakerimi i dokumenteve të drejtorit të Policisë së Shtetit në Shqipëri, në vitin 2021 ekzistonin informacione se disa persona kishin planifikuar të vrisnin në atentat kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Mediat në Kosovë kanë publikuar fotografinë e një prej të dyshuarve si i përfshirë në këtë atentat, Prek Kodra.

Por kush është Prek Kodra, që përshkruhet si person që ka aftësi të jashtëzakonshme në përdorimin e snajperit? Sipas informacioneve të hakuara, ai vepronte në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.

Paraprakisht dyshohet që planifikohej të vritej Ismet Haxha, dhe më pas Xhavit Haliti. Një muaj pas vrasjes së deputetit të PDK-së, do të vritej edhe Albin Kurti për t’u dukur si akt hakmarrjeje, raporton Gazeta Nacionale.

Sipas kësaj gazete, një informacion i verifikuar megjithatë për Prek Kodrën, është se ai ishte arrestuar në verën e vitit 2011 pasi kishte penguar mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Shalë të Shkodrës. Ai raportohej se ishte simpatizant i njërës prej dy partive të mëdha të Shqipërisë (Partia Socialiste-Partia Demokrate).

46-vjeçari del se është nga fshati Shtoj i Ri në Shkodër. Ai ishte dyshuar edhe për lidhje të forta me mafien e Malit të Zi, me nipin e tij që pretendohet të jetë zënë me substanca narkotike dhe të ketë pasur probleme ligjore me këtë vend.

“Ka lidhje të forta me malazez. Këta (grupi i Kodrës) bëjnë krime dhe i mbulojnë se kanë lidhje me shtetin”, i tha një burim që donte të mbetej anonim për shkaqe sigurie.

Nipi i Kodrës raportohet të jetë Pëllumb Guri, i cili madje edhe kishte shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë malazez kur ishte penguar në aktivitetet e tij që kishin të bënin me transportimin e 88 kilogramëve lëndë narkotike kanabis sativa.

Policia e Shtetit shqiptar kishte qenë në banesën e Kodrës, ku kishin gjetur një numër të madh armësh por jo edhe personin në fjalë. Ai i kishte dy fëmijë të mitur në momentin e bastisjes nga forcat e rendit.

Kujtojmë se Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar se kryeministri Kurti ishte në dijeni për këtë informacion.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT