“Frikacakë e tradhtarë”, lideri çeçen fyen rusët që refuzojnë të shkojnë për të luftuar në Ukrainë

Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë, një provincë e Federatës Ruse, ka ofenduar të gjithë rusët që refuzojnë të shkojnë për të luftuar në Ukrainë, duke i cilësuar si frikacakë.

Ai thotë se arsyet që ata parashtrojnë për të mos luftuar, nuk janë gjë tjetër veçse justifikime.

“Ti e di, nuk je gjë tjetër veçse një frikacak, një tradhtar, një qenie njerëzore e dorës së dytë ”, tha në një postim në Telegram Kadyrov.

Jo më larg se të mërkurën Kremlini njoftoi për një mobilizim të pjesshëm. Dhe pikërisht njoftimi i presidentit Vladimir Putin bëri që shumë rusë të largohen nga vendi përmes rrugëve tokësore dhe ajrore. Në total, 300,000 rezervistë pritet të dërgohen për të luftuar në Ukrainë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT