Gjendet i vrarë biznesmeni shqiptar në Greqi, autori grek i kishte para borxh

Është gjetur i vrarë biznesmeni shqiptar, Xhani Topalli, i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht në Greqi.

Sipas mediave greke, autori i vrasjes ka përfunduar në prangat e policisë. Mësohet se është fjala për një biznesmen në fushën e hotelerisë, i cili i kishte marrë borxh shqiptarit një shumë parash prej 30 mijë eurosh.

Ata do të takoheshin të dielën mbrëma, por biznesmeni grek u tha hetuesve se takimi i tyre ishte anuluar në momentin e fundit.

Megjithatë, autoritetet provuan të kundërtën gjatë këqyrjes së pamjeve të sigurisë në një njësi hoteliere në Rodos.

Biznesmeni u thirr për të marrë në pyetje këtë të shtunë që lamë pas, megjithatë ai tha se një i afërm i tij ishte shtruar në spital dhe duhet të qëndronte pranë tij. E gjitha kishte qenë një sajesë.

Gjatë marrjes në pyetje, ai rrëfeu vrasjen e 46-vjeçarit shqiptar baba i tre fëmijëve dhe vendndodhjen e kufomës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT