Grida Duma: Jam në politikë të influencoj në jetën e shqiptarëve, s’më pëlqejnë politikanët shqiptarë

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është pyetur nëse do të kandidojë për kryetare bashkie në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Gjatë një interviste për emisionin “Frontline”, Duma u shpreh se nuk e ka menduar asnjëherë një gjë të tillë.

Duma tha se ajo nuk është e kënaqur me klasën politike në tërësi në Shqipëri.

Pyetje: Është lakuar shpesh emri juaj për kandidimin si kryetare bashkie. A keni një ambicie të tillë?

Duma: Nuk e dija këtë që është lakuar. Nuk e kam menduar asnjëherë.

Pyetje: Jeni një nga emrat që përfliteni si kandidate?

Pyetje: Jeni e kënaqur me politikën e madhe?

Duma: Unë nuk jam e kënaqur me politikën në Shqipëri, në tërësi flas. Në vende të vogla si këto, politika është jetike.

Kushdo që thotë se politika është njësoj, nuk e pranoj kurrë nëse më thonë se jam si të gjithë. Jam në politikë sepse influencon në jetën e shqiptarëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT