Grida Duma: Shyqyr që kemi Facebook-un, se aty s’ka çfarë na bëjë Rama

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka folur për aksionin e IKMT-së në Prestige Resort.
Duma u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk mund të ndërpresë dot komunikimin mes qytetarëve duke e cilësuar atë një “tigër prej letre”.
“Shyqyr që nuk ka mundësi të ndërpresë edhe Facebook-un.
Kështu është kur nuk e ke marrë pushtetin me meritë, por përmes krimit.
Shyqyr jetojmë në një epokë kur ti nuk e ndalon dot komunikimin.
Nuk e ndalon dot Putini, jo ky tigri prej letre.
Mendoj që kemi një problem. Është problem i secilit prej nesh, Mos u kompleksoni se çfarë është e tjetrit mbetet e tjetrit.
Kjo që po ndodh këtu mund t’i ndodhë çdo biznesi të madh. Po mbylle mundësinë për të qenë i lire, nuk ka më pronë. Nuk ka më arritje.
Ne duhet të mbrojmë rregullat e lojës në këtë vend. Është bërë një gropë e zezë që tenton të lajë paranë. I gjithë bregdeti është i supermbuluar me shumëkatëshe të krimit të organizuar.
Unë i kam denoncuar njerëz të cilët kanë ndërtuar dy metra në det investime që nuk justifikoheshin nga asgjë dhe bënin fushatë për Partinë Socialiste”, deklaroi Duma.
Ajo u ndal edhe te rikthimi i Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT-së.
“E mbani mend si kanë ardhur në pushtet. Ka thirrur aleancën e kamikazëve. Kamikazët e vet, Kur ju transmetonit korrupsionin për kamikazët që kanë dosje, ai është në rënien e vet.
Në mandatin e tretë duhet të tregonte pjekuri pasi e mori në tavolinë në mënyrë kriminale. Ai e di shumë mirë që në mandatin e tretë i ka këmbët e dobëta. Është gjatë gjithë kohës mbajtja e pushtetit me dhunë dhe krim”, u shpreh ajo.