“Habitet “Ilir Meta: Unë isha president, si mund të hetohem?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë të justifikohet duke treguar asryet pse ka paditur Autoritetin e Dosjeve.
Meta është shprehur se si mund të hetohet në një kohë kur kishte vetëm 24 orë që kishte përfunduar detyrën si president.
“Autoriteti i Dosjeve ka shkelur edhe parimin e njohur kushtetues “Parimi i Sigurisë Juridike”.
Autoriteti i Dosjeve, pa asnjë kërkesë nga ndonjë Institucion Kushtetues (siç e përcakton ligji funksional), por duke marrë “urdhër” nga një “denoncim anonim”, nis procesin e riverifikimit të një figure publike ish – presidenti i Republikës (figura më e lartë në hierarkinë e shtetit deri 24 orë përpara verifikimit të AIDSSH) dhe nxjerr “konkluzione shteruese” pa kryer kurrfarë hetimi objektiv, duke marrë plot 7 vendime në 24 orë, kur më e pakta me procedurë normale do duheshin 6 muaj”, u shpreh Meta.